Kjo video dëshmon të vërtetën e qerpikëve të Kyliet

Kjo video dëshmon të vërtetën e qerpikëve të Kyliet

Milarderja më e re në në moshë, Kylie Jenner, më 5 gusht festoi ditëlindjen e saj të 22-të në të cilën shpenzoi 250 milionë dollarë.

Ajo gjatë gjithë kohës poston ushqime të ndryshme të cilat i shijon me shumë qejf mirëpo nuk asnjëherë nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në linjat e saj trupore.

Kylie së fundmi ka postuar një video duke shijuar një donuts ( petëll e ëmbël)  dhe po në ato momente qerpikët i fluturojnë në fytyrë. Kjo pasi ajo ishte duke incizuar videon me një nga filterat e rrjetit social Instagram, shkruan rtv21.tv.

Përndryshe, vitin e kaluar revista, “Forbes” kishte renditur Kylie-n, si njërën nga personat më të ri në moshë për t’u bërë miliardere, ndërsa tani këtë gjë 21 vjeçarja e ka arritur fal përfitimeve që i merr nga marka e produkteve të grimit, “Kylie Cosmetics”.

“Forbes” njofton që marka, “Kylie Cosmetics” arrin vlerën prej 685 milionë eurove, duke numëruar kështu edhe parat që i ka tërhequr gjatë vitit./21Media