El Clasico do të mbahet më 26 tetor

El Clasico do të mbahet më 26 tetor

Më 26 tetor do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit edhe pse është paraparë të zhvillohet në Camp Nou, La Liga ka kërkuar që ndeshja të mbahet në Madrid.

Liga Spanjolle i ka bërë kërkesë Realit dhe Barcelonës që të ndryshojnë vendodhjen e sfidave. Takimi i parë të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa beteja e dytë të zhvillohet në “Camp Nou”.

Kërkesat zyrtare tanimë kanë shkuar në zyret e të dyja klubeve dhe pritet të shihet nëse këto dy klube do të merren vesh mes vete./21Media