Së shpejti publikohet kënga e re e artistes

Së shpejti publikohet kënga e re e artistes

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “La Reina” dhe sipas artistes së shpejti do të publikohet edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Kënga e re është zjarr” është mbishkrimi i vendosur në njërën nga videot, ku shihet menaxheri i këngëtares duke kërcyer me këngën.

“Rofe” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 14 prill dhe që deri më  tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media