LAA e pavendosur nëse do të votojë Veselin

Fillojnë diskutimet për pjesëmarrjen në seancën konstituive

Koalicioni LDK-AAK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, ende nuk ka vendosur nëse do të votojë kandidatin e PAN-it Kadri Veselin, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.

Ai bëri të ditur se tashmë kanë filluar  edhe diskutimet e brendshme për pjesëmarrjen  në seancën konstituive të Kuvendit.

Ndërsa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, thoa se subjekti i tij politik qëndron prapa vendimeve të koalicionit LAA.

Pacolli tha se qëndrimet për formimin e Qeverisë së Kosovës janë të njëjta me ato të koalicionit të përbashkët, duke përjashtuar mundësinë për bashkëqeverisje me koalicionin PAN.

“Ne jemi bashkë sa u përket qëndrimeve të koalicionit”, tha Pacolli.

Back to top button