Groove Attack ka mohuar  të ketë manipuluar ndonjëherë me numrin e klikimeve

Groove Attack ka mohuar  të ketë manipuluar ndonjëherë me numrin e klikimeve

Rep-artistja e njohur Loredana Zefi, në muajin maj bëri bujë në mediat zvicerane dhe ato gjermane me lajmet se ajo akuzohej për mashtrim të një çifti zviceran. Por, nuk mjafton më kaq, emri i saj tash po zë vend në mediat gjermane dhe zvicerane për një skandal tjetër. “Tages Anzeiger” së fundmi ka përmendur mënyrën se si reperët gjermanë “blejnë” suksesin me klikime të rrejshme, me çka renditen në top-lista si të parët në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Një ndër label-et që akuzohet për diçka të tillë është edhe Groove Attack – ai në të cilin bën pjesë Loredana, shkruan rtv21.tv

Gjithsej 46 milionë klikime për këngën “SONNENBRILLE” të rep-artistes Loredana figurojnë në kanalin YouTube. Katër hitet e saj të fundit deri më tani regjistrojnë më shumë se 130 milionë transmetime në Spotify, dhe 1.5 milion abonentë vizituan kanalin e reperes në YouTube muajin e kaluar. A mund të jetë e vërtetë kjo? Që nga e enjtja, ka dyshime të mëdha për numrat e tillë të transmetimit: Një kolektiv hulumtues i mediave rinore të ARD-së në Gjermani ka publikuar një raport në YouTube, sipas të cilit, është e mundur që të fryhet suksesi me klikime për ta shndërruar këngën në hit”, shkruhet në këtë artikull.

Unë mund t’ju bëj yll”, thotë një haker anonim, i cili fsheh fytyrën e tij nën një maskë të zezë, teksa prezantohet me nofkën “Kai”.

Pak më shumë se njëqind milionë njerëz jetojnë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. A ka ndonjë numër realist të një audience gjermane rreth 46 milionë sosh? Kjo pyetje shtrohet edhe në platformat llogaritëse të numrave në internet, duke pasur parasysh efektet e klikimeve të reperëve gjermanë, klipet e të cilëve kapin deri në 100 milionë klikime brenda një kohe shumë të shkurtër.

Si është e mundur që për 14 ditë, 80 për qind e gjermanëve ta dëgjojnë këtë këngë”, thotë përgjatë videos hakeri anonim, referuar një prej këngëve hit të reperes shqiptare, Loredana Zefi.

Por, duket se ai e ka një pergjegjie për këtë arritje të klikimeve.

Kjo mund të bëhet e mundur me popullin tim gjerman që e krijova”, thotë Kai (hakeri anonim).

Më pas, Kai filloi të përmend disa emra, një prej të cilëve ishte ndërmarrja e madhe gjermane e shpërndarjes së muzikës, Groove Attack, label ky në të cilin bëjnë pjesë rep-artistët si Loredana dhe Mero.

Me këtë label Loredana ka kontratë që nga shkurti i këtij viti, shkruan rtv21.tv

Në kundërshtim me këto akuza,  ky label ka mohuar të ketë manipuluar ndonjëherë me numrin e klikimeve, teksa në një deklaratë për media janë shprehur se është e trishtueshme të shihosht artistë të merituar që supozohen për sukses të manipuluar”.

Groove Attack bën të qartë se ne kurrë nuk kemi blerë klikime ose të kemi bërë përpjekje të tjera manipulim”. Ishte “e trishtueshme” të shihje artistë tan të merituar që supozohen për sukses të manipuluar”.

Kompania nuk dëshiron të japë informacione të mëtejshme, karshi kësaj Loredana ka refuzuar të flasë rreth kësaj teme.

Dëshmi se Groove Attack dhe artistët e saj kanë manipuluar numrat e tyre të klikimeve, Kai merr reperin e ri Mero, me të cilin Loredana bashkëpunoi së fundmi. Ai ka kontratë që nga muaji maj me labelin Groove Attack.

Dy minuta pas publikimit të këngës “Ohne Sinn”, ai ka 89 shikime në YouTube – dhe 3299 pëlqime dhe 435 komente. Diçka nuk shkon këtu. Pas shtatë minutash pasi videoja u hodh në internet, ajo ishte tashmë mbi 30,000 herë e shikuar dhe e komentuar mbi 12,700 herë. Në jo më shumë se 24 orë, kënga u rendit e para në “Top këngët trend” në YouTube”, shpjegoi anonimi.

Kai vazhdoi të tregojë se si një haker i zoti, në këmbim të 50 mijë eurove, mund të sigurojë që kënga të arrijë majat e top listave në Zvicër dhe Gjermani, me anë të klikimeve robotike.

Por a është me të vërtetë e mundur të falsifikohen tabelat e renditjes së këngëve përmes manipulimeve transmetuese? GfK Entertainment, e cila përpilon paradën e hiteve zvicerane për Shoqatën e Etiketimeve Zvicerane të Muzikës, merret me çështje të tilla, incidente dhe shënime “shumë serioze”.

Ne bëjmë çdo përpjekje për të zbuluar manipulimet dhe t’i kundërveprojmë ato në një mënyrë të synuar. Rastet e dyshimta shkaktohen menjëherë nga një proces gjithëpërfshirës i rishikimit”, kanë thënë ata në përgjigje për gazetën gjermano-zvicerane “Tages Anzeiger”. /21Media