Tahiri përkrah Haradinajt

Tahiri përkrah Haradinajt

Deputeti i njohur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në AAK. Përmes një shkrimi në Instagram, Tahiri njoftoi se këtë të enjte (më 29 gusht) do të aderojë publikisht në AAK.

“Kemi kaluar bashkë shumë sfida. Më keni përkrahur në rrugëtimin tim në politikë dhe jam përpjekur që të mos zhgenjeheni nga unë, duke realizuar premtimet që i kam dhënë.  Më keni përkrahur, po ashtu, edhe në aktivitetet humanitare që i kemi bërë bashkë. Jam falënderues përjetësisht për besimin që keni në mua.  Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj.  Aty do të vazdhojmë bashkë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve tona.”, shkroi ndër tjerash Labi.

Ai tha se që nga sot do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e tij përkrah Ramush Haradinajt.

“Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njejti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore! Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë e kam humanizmin të lindur, siç e kemi të gjithë shqiptarët. Humanizmin e kemi amanet nga Nëna Terezë. Atë e kam model unë dhe duhet ta ketë secili nga ne. Ky njoftim që po e bëjë nuk është thjesht një postim i radhës në Facebook. Është një kërkesë për përkrahje nga ana e juaj. Që nga sot unë do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e mia përkrahë një njeriu që e respektojë shumë: Ramush Haradinajt. Nuk më ka zhgënjyer kurrë. Ai ishte njeriu që në luftë i tregojë Serbisë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur. Në paqe dëshmojë se ka fuqinë e një lideri të vendosur e të pathyeshëm. Vendosi taksën 100 përqind dhe e bëri Ushtrinë e Kosovës në koordinim me miqtë ndërkombtare. Lufta, taksa e ushtria janë tri arsyet që më bindin se rrugëtimi bashkë me Gjeneralin Ramush Haradinaj do të jetë në interes të gjithë qytetarëe të Kosovës. Do të punojmë bashkë që të mos ju zhgenjejmë për asnjë sekond. Nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të realizuar kërkesat e juaja.”, shkroi Tahiri.

Në fund ai kërkoi mbështetjen e njerëzve për këtë rrugëtim të ri.

“Këtë të enjte do të jemi bashkë me Gjeneralin dhe do të bëjë publikisht aderimin në AAK. Juve, përkrahësve të mi, vendosa të ju njoftojë më herët për vendimin që kam marrë. Kërkojë mirëkuptimin dhe përkrahjën tuaj, në këtë rrugëtim të ri.”, e përmbylli postimin Tahiri.

 

View this post on Instagram

 

Të dashur qytetarë, Tani jemi një me Ramush Haradinaj! Urime na qoftë. Kemi kaluar bashkë shumë sfida. Më keni përkrahur në rrugëtimin tim në politikë dhe jam përpjekur që të mos zhgenjeheni nga unë, duke realizuar premtimet që i kam dhënë. Më keni përkrahur, po ashtu, edhe në aktivitetet humanitare që i kemi bërë bashkë. Jam falënderues përjetësisht për besimin që keni në mua. Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj. Aty do të vazdhojmë bashkë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve tona. Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njejti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore! Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë e kam humanizmin të lindur, siç e kemi të gjithë shqiptarët. Humanizmin e kemi amanet nga Nëna Terezë. Atë e kam model unë dhe duhet ta ketë secili nga ne. Ky njoftim që po e bëjë nuk është thjesht një postim i radhës në Facebook. Është një kërkesë për përkrahje nga ana e juaj. Që nga sot unë do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e mia përkrahë një njeriu që e respektojë shumë: Ramush Haradinajt. Nuk më ka zhgënjyer kurrë. Ai ishte njeriu që në luftë i tregojë Serbisë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur. Në paqe dëshmojë se ka fuqinë e një lideri të vendosur e të pathyeshëm. Vendosi taksën 100 përqind dhe e bëri Ushtrinë e Kosovës në koordinim me miqtë ndërkombtare. Lufta, taksa e ushtria janë tri arsyet që më bindin se rrugëtimi bashkë me Gjeneralin Ramush Haradinaj do të jetë në interes të gjithë qytetarëe të Kosovës. Do të punojmë bashkë që të mos ju zhgenjejmë për asnjë sekond. Nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të realizuar kërkesat e juaja. Këtë të enjte do të jemi bashkë me Gjeneralin dhe do të bëjë publikisht aderimin në AAK. Juve, përkrahësve të mi, vendosa të ju njoftojë më herët për vendimin që kam marrë. Kërkojë mirëkuptimin dhe përkrahjën tuaj, në këtë rrugëtim të ri.

A post shared by INFO REZ- Berati 044837377 (@labinottahiriofficial) on

Ndërsa pasi njoftoi aderimin e Tahirit në AAK,  lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj tha se Labinot Tahiri i ka qëndruar gjithmonë pranë atij.

“Aleanca shkon në zgjedhje me konceptin e saj 100% shtet, të cilit po i bashkohen personalitete të shquara të jetës politike, akademike dhe kulturore e sportive. Ndër ta, sot, me AAK u bashkua edhe deputeti i Kuvendit dhe humanisti, Labinot Tahiri. I dashtun për publikun mbarëshqiptar, ai më ka qëndruar gjithnjë afër edhe gjatë sfidave në Hagë. Me deputetin Tahiri kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në identifikimin dhe zgjidhjen e shumë sfidave të interesit kombëtar dhe ky angazhim i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Poashtu, u pajtuam për mbajten e një pritjeje anëtarësimi, të enjten nga ora 19:00, në Sheshin 21.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Aleanca shkon në zgjedhje me konceptin e saj 100% shtet, të cilit po i bashkohen personalitete të shquara të jetës…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 27. August 2019

Deputeti Labinot Tahiri në janar të vitit 2018 kishte dhënë dorëheqje nga kryesia e partisë së AKR-së në nivel qendror./21Media