Çifti  të lumtur pranë njëri-tjetrit

Çifti  të lumtur pranë njëri-tjetrit

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer të skenës sonë.

Prej kohës kur u bë  pjesë e skenës ai fitoi simpati të madhe të audiencës, shkruan rtv21.tv

Labi, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpalos gjëra të ndryshme nga puna e tij, por, shumë rrallë nga jeta e tij private, shkruan rtv21.tv

Por, aktive në rrjetet sociale është edhe gruaja e tij Hana, e cila kohë pas kohe publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Hana ka publikuar një fotografi të bukur me Labin ku çifit shfaqen elegant dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se, Labi dhe Hana nga martesa e tyre disa vjeçare, kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë.

“Faleminderit për ditët e mira”, titullohet kënga e fundit e Labit, të cilën e ka publikuar muajin e kaluar. /21Media