Pritet që nesër Labi t'i deponojë 1 mijë euro

Pritet që nesër Labi t’i deponojë 1 mijë euro

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, do të dhurojë rrogën e Kuvendit për Qendrën Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj. Ai pas takimit me drejtoreshën e kësaj Qendre, Arjeta Musliu, njoftoi se do t’ia deponojë nesër 1 mijë euro për ta përkrahur këtë qendër.

“Sot jap pagën që marrë nga kuvendi, 1,000 euro për këtë qendër, sepse për çfarë bëhet fjalë, e di që dëshirojnë shumë prind ta përkrahun. Sot e vizitova një grua heroinë, znj.Arjeta Musliu-Drejtoresha e Qendrës Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, e që përkundër humbjes së jetës të djalit të saj të vetëm nga drogat, ajo gjeti forcën e pashembullt që të hap qendrën e parë këshilluese në Kosovë për shërimin nga drogat, me të gjitha shërbimet falas, e që ka shumë vullnetarë që e përkrahun. Nesër do t’i deponoj 1 mijë euro për të përkrahur këtë qendër, që po bën punë të mrekullueshme në dobi të rinisë tonë dhe fëmijëve tanë në përgjithësi!”, shkroi Labi.

Ai po ashtu kërkoi nga të gjithë ata që kanë mundësi, ta ndihmojnë këtë qendër.

“Kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi ta përkrahum, puna e saj është në dobi të të ardhmes së rinisë sonë. Zoti të dhashtë forcë motra jonë, do të më kesh afër sa herë të keni nevojë për ndihmën tonë.  Ajo çfarë ti bën për të rinjtë tanë është mbinjerëzore, Zoti të shpërbleftë! Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, shkroi më tej ai./21Media