Labi ka falënderuar gruan e tij

Labi ka falënderuar gruan e tij

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer aktualisht.

Ndërkohë, ai njihet edhe si humanist dhe i dashur me njerëz, shkruan rtv21.tv

Në shumë intervista Labin e keni dëgjuar, teksa ka folur edhe për të kaluaren e tij para se ai të bëhej këngëtar.

Labi me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ka falënderuar gruan e tij, e cila i ka qëndruar gjithmonë afër si në momentet e vështira edhe të mira.

Ai gjithashtu ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Qëndrueshmeria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë.
Për faktin që jetojmë të fortë, kjo u bë se deshti Zoti , dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë)
Prandaj isha dhe jam shërbetori yt si i shumë njerëzve pa ndryshuar asnjeherë as nga karriera e as nga paraja.
Humanizmit i takojmë të dy se sa kam dhënë unë ke dhënë edhe ti du te them se JEMI NJË”,
ka shkruar Labi në Instagram.

 Kujtojmë se, Labi dhe Hana janë të martuar prej vitesh, dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë. /21Media