"Uroj ta shoh cdo kend si veten time"

“Uroj ta shoh cdo kend si veten time”

Në këto ditë të nxehta të gushtit, këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri-Labi ka gjetur kohë për pushime. Këngëtari në pushime është bashkë me familjen e ngushtë dhe miqtë e tij.

Për ndjekësit e tij në instagram, pak më parë Labi publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet me personin e jetës së tij, Hanën, shkruan rtv21.tv 

“Ditēt e pushimit me shokun e jetës
Dhe me miqët e mi Xifi e Nora, dhe nanë e babë
Thjeshtë mungesa ime ndjehet, dhe tani 9 muaj 24 ore kurrë pa u ndarë sepse më nuk morra rruget e mërgimit!
Uroj ta shoh cdo kend si veten time.
Ju duamLABI&HANA”, shkroi Labi në instagram për 125 mijë ndjekësit e tij në instagram.

Labi e Hana ka vite që janë martuar dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë./21Media