Labi publikoi këngën e re

Labi publikoi këngën e re

Ka vetëm pak ditë nga publikimi i këngës “Boomerang”, por Labi nuk po ndalet me kaq. Ai publikoi edhe një këngë të re me titull “A do bëhet mirë një ditë”. Kjo këngë e Labit erdhi vetëm në versionin audio dhe është pjesë e albumit të tij “Faleminderit për ditët e mira”, transmeton rtv21.tv

“‘Ado bëhet mirë një ditë”,  Kënaqni veshêt e nesër e keni të gjithë ne dorën tuaj. Veq rrush me ju qit këngeve me mirë nuk kam dit. Faleminderit Zotit dhe juve për cdo krenari që me keni dhuruarë gjatë jetës. Labi- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkroi Labi krahas postimit.

Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Avni Qahili, ndërsa për orkestrimin Ebrar Muzhar.

Gjatë ditëve në vijim Labi do t’i publikojë edhe këngët e tjera të albumit./21Media