Labinot Tahiri feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi

Këngëtari, Labinot Tahiri sot feston ditëlindjen e 42-të.
Artisti përmes një postimi në ”Instagram”, është shprehur se ndihet i bekuar që ka lindur në vendin e quajtur Kosova e Shqipërisë.
”Tani sonte ditëlindja ime ku i mbusha 42 vite jetë! Qofshi të bekuar të gjithë, e me ju edhe unë me familje. Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërië”, ka shkruar Labi krahas një fotografie të tij.

Sigurisht që edhe urimet nga miqtë dhe ndjekësit e tij nuk kanë munguar.
Labinot Tahiri njihet si person i cili po kontribuon për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që janë në vështirësi financiare ose kanë probleme me shëndetin.
Kështu, artisti dje ka bërë të ditur se është takuar me disa donatorë me të cilët do të mund të bëhet realitet, realizimi i projektit, ndërtimi i një Spitali për Leukemi në Kosovë.
Ndërkaq, përsa i përket jetës profesionale, projekti i fundit nga Labi është ”Edhe kur të martohesh”, të cilin e ka publikuar më 13 dhjetor./21Media

Back to top button