Labi lavdëron Mozzikun

Labi lavdëron Mozzikun

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri bënë pjesë në grupin e artistëve që po i dalin në ndihmë banorëve të Shqipërisë.Përmes një postimi në Instagra, Labi i ka lavdëruar gjithë këngëtarët që po bëjnë punë vullnetare, në veçanti ai ka lëvduar reperin e njohur Mozzikun

Gjithashtu Labi me anë të këtij postimi ka bërë thirrje që kështu të bashkuar të kontribojnë edhe për rastet e të sëmurëve me kancer e leokemi.

“Bravo Mozzik për punën që po bën edhe pse shumë herë më ke ndihmuar në raste të ndryshme, derisa edhe sot po e tregon vetën në bamirësi. Bravo për shumë këngëtarë të estradës që po bëjnë punën vullnetare e nuk po ndalen. Kështu kam dashur të ju shoh si sot, por, uroj që edhe nesër të vazhdojmë si sot, se në Kosovë e rrethinë, kemi me qindra raste me kancer e leukemi dhe ju duhet sërish ndihmë fëmijëve e të rriturve! Pra mos u ndalni kontriboni, dhuroni se në fund e kuptoni se jeta e tjetrit është e shejtë po aq sa e juaja. Bashkimi i duarve sjell mirësinë që e do ZOTI. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në Instagram.