Tahiri tha se secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira

Tahiri tha se secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira

Nënkreytari i AKR-së, Labinot Tahiri përmes një postimi  në facebook ka falendëruar Liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin për besimin që i ka dhënë atij.

Sipas Tahirit ka qenë pikërisht Behgjet Pacolli ai i cili ia hapi rrugët atij që t’i shërbejë vendit.

“Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund ti shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.Ky njeri hapi rrugët e mia në aspektin partiak dhe politik.”ka shkruar Tahiri./21Media

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira!

Mos i harroni ata.

Ditët e vështira, ishin ato, kur një pakic e njerëzve më neglizhuan, disa nga ata bënin edhe shakatë më të ulta me emrin tim…! Nganjeherë bile thonin se edhe kam pas luajtur meq, derisa unë ndërtoja shtepia e duke ua qa hallin njerëzve të vendit tim!!!Ndonjëherë, kur qante ‘Erdogan’ apo ‘Obama’ , për vendet e tyre dhe miqët e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetem njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë.

Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund ti shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.

Ky njeri hapi rruget e mia në aspektin partiak dhe politik.

Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli.Faleminderit President.Këtij njeriu do ti qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot.

Një këshillë: RUANI MIQËT!

Labi

FKSH