"Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar"

“Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar”

Deputeti Albin Kurti, që po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendi të Kosovës është sjellë me pranga në duar në seancën gjyqësore e cila po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishinë.

Ky veprim ka irrituar tej mase deputetin nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri i cili menjëherë ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan rtv21.tv

Tahiri duke shprehur keqardhje për Kurtin, tha se Kuvendi nuk po i ka hije mungesa e tij.

“Në një kohë kur gjërat duken shumë të turbullta në vendin tonë, lidhur me qeto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, kjo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!! Politika nuk po të pyetka se a ja do të mirën vendit apo të keqën?! Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.” ka shkruar Tahiri duke shtuar se ndjen keqardhje për Kurtin dhe se ai po i mungon Kuvendit.

“Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtësia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtati..! Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty”, ka shkruar Tahiri./21Media