Labi thotë se Zoti e din kur do të liberalizohen vizat

Labi thotë se Zoti e din kur do të liberalizohen vizat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri para tetë muajsh dorëzoi pasaportën dhe vizat në shenjë të solidarizimit me qytetarët e Kosovës, për shkak të mos liberalizmit të vizave.

Tahiri sot përmes një postimi në Facebook ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë me përgjegjësi të plotë.

“Sa do që është e tepert dhe e rëndë jeta e qytetarëve te mi, këtë padrejtesi, e ndjejë edhe unë sebashku me femijet e mi, bashkëshorten time babë e nanë.
Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaportat e mia me viza!
Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur.
Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nuk e din se kur do të ndodh liberalizmi i vizave.

Se kur do ndodh ajo nje Zot e di!
Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetêr!
Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”, ka përfunduar Labinot Tahiri.

Labinot Tahiri kishte dorëzuar pasaportën në Agjencinë e Regjistrimit Civil më 4 janar të këtij viti për shkak të mos liberalizmit të vizave në vitin 2018. Kurse pasaportën diplomatike Tahiri e kishte dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme /21Media