Laburistët kërkojnë votë mosbesimi ndaj qeverisë May

Ka mundësi që ky votim të zhvillohet para fundit të javës së ardhshme

Lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka sinjalizuar se partia e tij do të kërkojë një votë mosbesimi ndaj qeverisë nëse deputetët kundërshtojnë marrëveshjen Brexit që u përgatit nga kryeministrja Theresa May, raporton gazeta britanike Daily Telegraph.

Corbin nuk ka thënë në mënyrë eksplicite se do të kërkojë një votë mosbesimi në qeveri menjëherë pas disfatës së pritur të May të martën në mbrëmje, por hapi mundësinë që ky votim të zhvillohet para fundit të javës së ardhshme,

“Do të jetë së shpejti, mos u shqetësoni për këtë,” porositi Corbin.

Kreu i laburistëve vazhdimisht refuzoi të ofrojë garanci se partia qp ai drejton do të zhvillonte një fushatë për zbatimin e Brexit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Back to top button