Arsenal gjatë verës kërkuan me çdo kusht të përforconin sulmin e tyre, pasi nuk ishin të kënaqur me sulmuesit aktualë

Arsenal gjatë verës kërkuan me çdo kusht të përforconin sulmin e tyre, pasi nuk ishin të kënaqur me sulmuesit aktualë

Ata thyen rekordin e tyre për ta transferuar francezin Alexandre Lacazette nga Lyon, për 46.5 milionë funte, pas shumë vitesh monitorimi.

26 vjeçari u ambientua mirë në Londër, duke shënuar 5 gola në 7 ndeshjet hapëse të sezonit.

Ish futbollisti i Arsenali-t Alexander Hleb në anën tjetër nuk mendon se Lacazette ishte i nevojshëm tek Arsenal, duke thënë: “Jam fans i Giroud dhe nuk mendoj se Lacazette është më i mirë se ai. Mendoj se të dy janë në të njëjtin nivel”.

Olivier Giroud e Alexandre Lacazette janë në konkurrencë për pozitën e sulmuesit qendror, duke pasur rivalitet edhe nga Danny Welbeck i cili luan në të njëjtën pozitë./21Media