Telashe për trajnerin e kampionëve të Botës në prag të dy ndeshjeve të radhës

Telashe për trajnerin e kampionëve të Botës në prag të dy ndeshjeve të radhës

Vetëm pak orë pas ftesës që mori nga Franca për të zëvendësuar të lënduarin Anthony Martial, sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka refuzuar ftesën e Didier Deschamps.

Arsyeja për të mos shkuar në grumbullim me kombëtaren franceze është një lëndim që ka sulmuesi i Topçinjve.

Përmes faqes zyrtare Federata e Futbollit të Francës, ka njoftuar që në vend të Lacazette është ftuar Alassane Plea i Borussia Monchengladbach.

“Vendimi për mos ardhjen e Lacazette në kombëtare u mor pas konsultimeve të Dr. Franck Le Gall me kolegët e tij të Arsenalit, që treguan se futbollisti nuk është i gatshëm për të luajtur”, thuhet në njoftim.

Franca luan ndaj Holandës në Ligën e Kombeve dhe Uruguait miqësore gjatë këtij muaji.