Bashkëpunimi do të fshihet nga interneti

Loading...

Bashkëpunimi do të fshihet nga interneti

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Lady Gaga ka kërkuar falje që ka bashkëpunuar me artistin e zhanrit R&B, R Kelly.

Artistja iu zotua fansave të saj që do ta largojë duetin “Do What U Want” nga kanalet ku mund të dëgjohet kënga.

Kjo kërkim falje dhe zotim vjen pas një dokumentari për Kelly-n, që shfaqë detaje të ngacmimeve seksuale dhe abuzimeve fizike drejt grave dhe vajzave nën moshën 18 vjeçare, shkruan rtv21.tv

Gaga i ka quajtur tregimet si të “tmerrshme” dhe “të pambrojtura” duke thënë që “Unë qëndrojë prapa këtyre grave 1000%”.

Sa i përket tregimeve që shfaqen në dokumentar, Kelly i ka mohuar të gjitha akuzat. Avokati i tij gjithashtu e hodhi poshtë dokumentarin si “raund tjetër i tregimeve radhazi” që përdoreshin për “mbushjen e kohës televizive”.

Këngëtarja ishte nën presion të fansave për të komentuar tregimet në këtë dokumentar, pasi që ajo kishte bashkëpunuar me R Kelly-n, në vitin 2013 me këngën “Do What U Want (With My Body)”, (Bëj çfarë të duash me trupin tim).

Image result for lady gaga r kelly

Kënga ishte diskutuar që nga fillimi, shkruan rtv21.tv

Në një konferencë shtypi në Japoni në vitin 2013, Gaga kishte mbrojtur bashkëpunimin duke thënë: “R Kelly dhe unë ndonjëherë kemi shkruar gjëra shumë të pavërteta për ne, kështu që në njëfarë mënyre kjo ishte një lidhje mes nesh”. Por, thirrjet e saj për të dënuar Kelly-n ishin rishfaqur javën e kaluar, pasi që ajo dyshohet se nuk pranoi të intervistohej për dokumentarin “Lifetime”./21Media