Gaga flet edhe për Bradley Cooper-in

Gaga flet edhe për Bradley Cooper-in

Lady Gaga ishte e ftuara e parë e vitit 2020 e moderatores së njohur amerikane Oprah Winfrey, nga ku rrëfeu për problemet shëndetësore që ka dhe flirtimin e shumëpërfolur mes saj dhe aktorit Bradley Cooper.

Këngëtarja foli haptazi për problemet shëndetësore që ka, duke treguar se vuan nga fibromialgia, e cila i shkakton dhimbje shumë të forta nga koka deri tek këmbët.

Zbulova në sajë të shumë mjekëve se mund të kurohet me terapi të shëndetit mendor. Sëmundja u shfaq pas përdhunimit që pësova kur isha 19 vjeçe, pasi i injorova pasojat dhe e pagova gjithçka me këtë sëmundje”, tha këngëtarja.

Tutje ajo përgënjeshtroi lidhjen me Cooper-in.

Aktori tërheqës i Hollywood drejtoi Lady Gagën në filmin e tij të parë si regjisor, ‘A star is born’, dhe në turneun e prezantimit, ata ngjallën shumë zëra, lidhur me një lidhje të mundshme mes tyre, për shkak të afrimitetit të treguar.

U treguam vërtetë të zotët, ua hodhëm të gjithëve”, tha Gaga.

Ndërkohë Oprah nga ana e saj, komplimentoi të dy për punën e tyre.

Po, keni bërë një punë të shkëlqyer. Sipas meje bota nuk do të kishte folur për lidhjen tuaj të mundshme dhe filmi nuk do të kishte pasur kaq sukses”, tha Oprah./21Media