“Captive State” filmi që gërsheton tema të ndryshme

“Captive State” filmi që gërsheton tema të ndryshme

Më 15 mars, nëpër kinema do të fillojë të shfaqet një film i zhanrit fanta-shkencë/triller.

“Captive State” rrëfen për ngjarjet që ndodhin në një lagje të Çikagos, pasi që një forcë jashtëtokësore ka pushtuar botën me pretekstin për të garantuar paqe dhe unitet. Filmi detajon jetërat e disa njerëzve në të dyja anët e konfliktit, duke përfshirë kolaboracionistët dhe disidentët.

“Captive State” përfshin tema si qeverisja tiranike, gënjeshtrat e udhëheqësve ndaj publikut si dhe mënyrën se si disa njerëz ngritën kundër tyre.

Para se të vijë kohë ta shikoni këtë film, ndiqeni së pari trailerin./21Media