Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të Serbisë

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë.
“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkroi Lajçak në Twitter.
Para vizitës në Serbi, Lajçak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë./21Media

Back to top button