Renditja e Kosovës në Euro2020

Renditja e Kosovës në Euro2020

Në renditjen e re të FIFA-së e cila është përditësuar, Kosova shihet se ka pësuar rënie.

Kosova i zhvilloi dy ndeshje në muajin nëntor, të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, shkruan rtv21.tv.

“Dardanët” më 14 nëntor pësuan humbje, 2:1 në Plzen nga Çekia, që i pamundësoi kualifikimin nga faza e rregullt e grupeve ndërkaq, tri ditë më pas u mposht nga Anglia me 4:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova tashmë ndodhet në pozitën e 115-të, duke rënë nga pozita 114 ku u ngrit në listën e publikuar muajin e kaluar. Kosova po ashtu i ka humbur 10 pikë në total, nga gjithsej 1184 tashmë grumbullon 1174 pikë./21Media.