Lajm i mirë nga ATK lidhur me rimbursimin e kuponëve fiskal

ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tre mujorin e tretë të këtij viti.

ATK njofton se tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ.

Sipas një komunikate, numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.

“Numri Potencial Fitues  27  78  95, fitues  538 566  478, totali i fituesve  1,582. Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00. Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781”, njoftohet në komunikatën e ATK-së.

Në linkun më poshtë mund të shkarkoni listën e fituesve për periudhën TM3/2017./21Media

http://ww.atk-ks.org/lista-e-f…

Back to top button