Është faza e fundit e testimit

Është faza e fundit e testimit

Kryeshefi i i NP “Termokos”, Naser Canolli bëri të ditur se  janë bërë përgatitjet për fillimin e ngrohjes për qytetarët e kryeqytetit. Ai gjatë një prononcimi për televizionin publik tha se janë në fazën e fundit të testimit që të dielën të fillojnë me ngrohje.

Sipas Canollit, do të ketë ngrohje për lagjet që kanë qenë edhe më herët, por edhe  për një pjesë të banorëve të rrugës B.

Kryeshefi i i NP “Termokos-it” tha se janë në marrëveshje me Komisionin Evropian që të zgjerojnë rrjetin e ngrohjes.

Canolli bëri të ditur se ngrohje do të ketë deri më 15 prill të vitit 2018./21Media