Po vjen seria e re e GOT

Po vjen seria e re e GOT

HBO tani po cilësohet sikur “House of the Dragon”. Ky televizion satelitor ka njoftuar të martën se do të dalë një ngjarje e re e “Game of Thrones” nga George R. R. Martin dhe Ryan Condal bazuar në serinë “Fire & Blood” të Martinit.

Seriali ka të bëjë me ngjarjet e”Game of Thrones” që kanë ndodhur 300 vjet më parë dhe aty do të shpjegohet historia e Shtëpisë së Targaryen.

Daenerys Targaryen, e luajtur nga Emilia Clarke,  ishte personazhi kryesor e njohur si “Mother of Dragon”, e cila përfundoi në fillim të këtij viti. Ky serial i ri do t’i bëjë bashkë përsëri aktorët e Game Of Thrones.

Kondela do të jetë në partneritet me Miguel Sapochnik dhe do të ndajnë detyrat e shfaqjes në serinë e re.

Universi ‘Game of Thrones’ është aq i pasur me histori,” tha Casey Bloys, president i programimit HBO.

Të shohim se çka do të sjell HBO për fansat e “Game of Thrones”.

Kujtojmë se edhe pse seriali është shfaqur në disa platforma, HBO thotë se “Thrones” në sezonin e fundit, për çdo episod mesatarisht ka mbledhur 44.2 milionë shikues, një rritje prej më shumë se 10 milionë shikues krahasuar me sezonin e shtatë./21Media