Lajm i mirë për nënat lehona

Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e posalindur në Komunën e Shtimes. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, i cili ka shkruar se mundësia e aplikimit vazhdon akoma.
“Inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare të prindërimit”, ka shkruar ai.
Në muajin shkurt Qeveria e Kosovës kishte vendosur që lehonat e papuna në 12 muajt e fundit të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë./21Media

Back to top button