Lajm i mirë rreth kuponave fiskal

Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 Korrik 2018 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Sipas njoftimit të ATK-së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 Korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 Korrik 2018.

”Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Fituesit potencial, siç njoftohet do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €).

”Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ )”, njofton ATK, duke shtuar se tërheqja e numrave fitues do të bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht./21Media

Back to top button