Lajm i mirë rreth kuponëve fiskal

Aplikimi për rimbursim vazhdon edhe sot

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se edhe sot qytetarët e Kosovës kanë mundësi të aplikojnë për rimbursim të kuponëve fiskal, deri në ora 24:00.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal ka filluar që nga 1 janari dhe do të vazhdojë edhe sot.

Siç njofton ATK, aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

“Po ashtu, ju njoftojmë se deri në këto momente numri i aplikimeve ka arritur 56 mijë qytetarë që ka rritje të interesimit me rreth 4 mijë qytetarë më shumë se periudha e kaluar.”, bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së./21Media

Back to top button