Në Badovc mbahet “Lake Festival”

Ky festival ka për qëllim të promovojë rëndësinë e kujdesit ndaj ujërave

Në kuadër të projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”, mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe Qeveria e Kosovës, Let’s Do It sot nga ora 11:00 deri në ora 14:00, organizon “Lake Festival” i cili do të mbahet në Badovc.

Ky festival njëherit ka për qëllim të promovojë rëndësinë e kujdesit ndaj ujërave, si dhe në të njëjtën kohë të shtojë kujdesin ndaj biodiversitetit të ekosistemit ujor. Aksion pastrimi, diskutim i hapur me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra, debat, argëtim, janë disa nga aktivitetet përcjellëse të festivalit.

Një autobus pa pagesë do të bëjë transportin e të gjithë të interesuarve që duan të jenë pjesë e festivalit. Autobusi do të vendoset afër “Hotel Grand” në ora 09:30 dhe do të niset në ora 10:00 për në Badovc.

Back to top button