Zyrtare është se SUV do të lëvizë me motor 4 litra bi-turbo V8 me 660 kuaj fuqi

Zyrtare është se SUV do të lëvizë me motor 4 litra bi-turbo V8 me 660 kuaj fuqi

Njeriu i parë i Lamborghini, Stefano Domenicali, ka konfirmuar se SUV i tij do të lëvizë me motor 4 litra bi-turbo V8 me 660 kuaj fuqi, ndërsa në përgatitje është edhe versioni hibrid.

Lamborghini ultra-sportiv SUV Urus është pasues i modelit LM002, ndërsa deri te blerësit evropianë pritet të arrijë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, derisa një vit më vonë Lamborghini do të ofrojë edhe versionin e tij hibrid. Në Lamborghini presin që në vitin e parë të prodhojnë dhe të shesin 1.000 njësi, ndërsa prodhimi në vitin 2019 pritet të ketë 3.500 njësi.

Pavarësisht motorit me 660 kuaj fuqi, në Lamborghini kësaj radhe nuk janë fokusuar në kohën, të cilën Urus e arriti në shtegun e njohur Nürburgring Nordschleife, pasi insistojnë në atë që Urus përveç performancës kryesisht duhet të jetë i përshtatshëm në situatat e përditshme.