"Ai dëgjon, dëshiron të bëhet më i mirë, të shënojë më shumë gola"

Ai dëgjon, dëshiron të bëhet më i mirë, të shënojë më shumë gola”

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard beson që sulmuesi Tammy Abraham, do të vazhdojë të përmirësohet.

22-vjeçari ka shënuar tetë gola, gjë që ka bërë t’i bashkohet lojtarëve me më së shumti gola në Premier Ligë.

“Ka shënuar rregullisht gola. Është problem i madh për mbrojtësit. Ka rëndësi të madhe për skuadrën, besoj që mund të përmirësohet. Ai  dëgjon, dëshiron të bëhet më i mirë, të shënojë më shumë gola, t’i ndihmojë bashkëlojtarët. Përformanca e tij po tregon nivelin e tij. Për fat të mirë mund të bëhet më i mirë”, deklaroi ai.

Chelsea këtë sezon është në vendin e katërt me 17 pikë, tetë me pak se Liverpool që është lider i grupit.