​Chelsea gati një shumë të madhe parash për trasnferin e tre lojtarëve

​Chelsea gati një shumë të madhe parash për trasnferin e tre lojtarëve

Chelsea është duke shfaqur interesim për tre lojtarë që t’i transferojë gjatë muajit janar.

“Të kaltërit” kanë bërë gati 150 milionë euro për Wilfried Zaha, Ben Chilwell dhe Timo Wener. Edhe pse tani Chelsea është i dënuar dhe nuk ka të drejtë të blejë lojtarë, por në janar ky dënim mund të hiqet.

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha është në formë të mirë dhe trajneri Frank Lampard dëshiron lojtarë të rinjë, transmeton rtv21.tv.

Timo Werner si qendërsulmues dhe Chilwell  i cili është në formë të shkëlqyer kanë arritur ta fitojnë vëmendjen e Lampard.

Chelsea u ndalua të nënshkruajë lojtarë të rinjë pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave në lidhje me regjistrimin e lojtarëve të rinjë./21Media