Lampard beson se transformimi i Pulisiç ishte i duhuri

Lampard beson se transformimi i Pulisiç ishte i duhuri

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard është i lumtur me lojën që bëri mesfushori Christian Pulisiç.

20-vjeçari u transferua këtë verë për 58 milionë euro dhe luajti lojën e parë në fanellën e “bluve” ndaj Liverpoolit.

Pasi bëri një asistim te Giroud, tekniku anglez beson që amerikani do të jetë një lojtar shumë i mirë në të ardhmen.

“Isha i kënaqur me lojën e tij. Është transferimi i duhur për neve, por duhet ta kujtoni moshën e tij. Është 20-vjeç dhe luajti kundër njërit ndër klubeve më të forta në botë. E vendosa në lojë më herët, për t’u mësuar me këtë ndjesi. Jam shumë i lumtur me të”, deklaroi ai

Chelsea e bleu atë nga Borussia Dortmund./21Media