Kante i rëndësishëm për Chelsean

Kante i rëndësishëm për Chelsean

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard nuk është i befasuar me përformancen e mesfushorit N’Golo Kante, kundër Liverpoolit.

Lampard  tha se francezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Nuk jemi të befasuar më të. Ka shënuar në Superkupë pa bërë trajnime, këtë gjë e bëri edhe dje. Është shumë i rëndësishëm kur luan dhe i tregon kualitetet e tij”, deklaroi ai.

Kante ishte i lënduar gjatë këtij sezoni, mirëpo u rikthye duke shënuar një gol të bukur.

Lampard gjithashtu është i lumtur edhe me mbrojtësin, Fiyako Tomori.

Jam i befasuar nga Tomori. Për një lojtar të ri që mund ta përballoj Salah, nuk është e lehtë. Këto janë shenjat që po kërkoj të çdo lojtar”, përfundoi tekniku anglez./21Media