Humbja turpëruese ndaj Manchester City në fundjavë, ka bërë që të lëkunden pozitat e Maurizio Sarrit te Chelsea

Humbja turpëruese ndaj Manchester City në fundjavë, ka bërë që të lëkunden pozitat e Maurizio Sarrit te Chelsea

“Blutë” e Londrës nuk janë shumë të durueshëm kur vjen puna te rezultatet dhe si pasojë në epokën e drejtimit të Roman Abramovic janë shkarkuar shumë trajnerë.

Madje, kompanitë e basteve e shohin ish-legjendën e londinezëve, Frank Lampard, si trajner të ardhshëm të Chelsea.

Lampard është duke bërë një punë të jashtëzakonshme me ekipin e Championship, Derby, dhe është në rrugë të mbarë për të zënë një nga vendet e “play-off”-it për ngjitur këtë skuadër në Premier Ligë.

Përveç Lampard, si trajnerë të mundshëm të ekipit londinez shihen edhe Zinedine Zidane, Diego Simeone, Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.

Ndryshe, Chelsea dje pësoi humbje të thellë në udhëtim kundër Manchester City me rezultat 6:0 dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar pozitën e katërt në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve.