''Lust for life'' pritet të dalë së shpejti

”Lust for life” pritet të dalë së shpejti

Lana del Rey ka anoncuar videon paralajmëruese të albumit të radhës të quajtur “Lust for Life” (Epshi për jetën), që sipas lajmërimit të saj në Facebook do të vijë shumë shpejt.

Pas projektit të saj të fundit të quajtur “Love”, e që është lansuar muajin e kaluar, Lana ka thënë: ” I kam bërë 4 albumet e para për mua, por ky album është për fansat e mi dhe shpresoj që të gjithë të jemi të drejtuar”, ka shpjeguar ajo, shkruan Pitchfork.

Në një intervistë të realizuar ditë më parë ajo ka treguar se ka qenë duke shkruar përgjatë 15 muajve të fundit dhe ka menduar që i gjithë albumi të ketë një ndjenjë të viteve të 50′ dhe 60′ ta dhe një lloj influence të Shangri-La apo Joan Baez. Së fundmi pasiqë politikisht klima ka vazhduar të jetë e nxehtë është përpjekur të sjellë më shumë vetëdijesim social. Kjo sipas saj është një ndjenjë globale.

Këto ditë, nga ASCAP është zbuluar edhe bashkëpunimi i saj me The Weekend, i quajtur gjithashtu “Lust For Life”.

Lana del Rey është e njohur për energjinë e kohës  së Hollywood-it të vjetër  që transmeton dhe për unikalitetin e saj.