Jahjaga: Punën time si shefe e shtetit ta vazhdojë si qytetare e vendit

Jahjaga: Punën time si shefe e shtetit ta vazhdojë si qytetare e vendit

Në ditën e dytë të “Javës së Gruas” u lansua Fondacioni Jahjaga. Qëllimi këtij fondacioni është që të  sjellë qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të rinjve në Kosovës. Themeluesja e Fondacionit, ish presidentja Atifete Jahjaga, tha se gratë në Kosovë vazhdojnë të  jenë të nën përfaqësuara në çdo fushë të jetës shoqërore. Shtoi se përmes fondacionit do të vazhdojë punën që e kishte nisur si shefe e shtetit./21Media