Dua shkëlqeu edhe këtë herë

Dua shkëlqeu edhe këtë herë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe këtë herë i dha jetë kampanjës së “Pepe Jeans”. Ajo sot lansoi linjën e veshjeve me brendin e famshëm botëror.

“Jam shumë e lumtur ta ndajë me ju lajmin se bashkëpunimi i Duas me Pepe Jeans është në dispozicion për blerje. Punova shumë mbrapa skenave për ta realizuar koleksionin tim të parë i inspirurar nga të ’90-tat dhe fillimet e vitit 2000. Koleksioni u dizejnua duke i pasur në mendje fansat e mi, mezi po pres t’ju shoh në këto rroba”, shkroi Lipa krahas fotografive.

Ky koleksion vjeshtë/dimër do të jetë në dispozicion në uebsajtin e tyre.

Artistja ka nënshkruar kontratë me këtë kompani në muajin shkurt. Shefi i marketingut në këtë kompani, Mark Blenkinsop ka thënë se Dua Lipa është një nga yjet që më së shpejti u ngjit në skenë dhe ka një stil që përshtatet me brendin, transmeton rtv21.tv

Ndryshe, bukuroshja së shpejti do ta publikojë albumin e saj të dytë. Krijuesja e hitit “Blow Your Mind” dhe shumë hiteve tjera foli për Vogue rreth albumin të saj të shumëpritur dhe ajo tregoi se së shpejti do të publikohet./21Media