Lansohet Samsung GalaxyS10 në Kosovë

E veçantë Samsung GalaxyS10 është kamera që vjen me një lente ultra të gjerë

Për të gjithë adhuruesit e Samsung Galaxy, nga 8 marsi në tregun kosovar do të jenë në dispozicion Galaxy seria S, S10, S10+ dhe S10e.

Pajisjet në tregun e Kosovës do të jenë të disponueshme në ngjyrat: prizëm e zezë, prizëm e bardhë, prizëm e gjelbër.

Çmimet e rekomanduara janë nga 819 Euro për Galaxy S10e, 979 Euro për Galaxy S10, 1,079 Euro për Galaxy S10+ prej 128 GB, 1,349 Euro për Galaxy S10+ prej 512 GB, shkruan rtv21.tv.

Ajo çka e bënë të veçantë Samsung GalaxyS10 është kamera që vjen me një lente ultra të gjerë, e cila siguron mundësinë e fotografimit të cilësdo skenë në një fushë shikimi prej 123 gradë.

Këto informacione u bënë të ditura në lansimin e Samsung Galaxy sot në Prishtinë./21Media

Back to top button