Laraska agresive e sulmoi 76 vjeçarin

Laraska agresive e sulmoi 76 vjeçarin

Një çiklist ka vdekur pasi u sulmua nga një laraskë dhe u përplas në një gardh duke lënduar rëndë kokën.

76 vjeçari po udhëtonte më biçikletë afër parkut Nicholson në Woonona në bregdetin jugor të Uellsit të rreth orës 8:15 pasdite të dielën kur u sulmua nga një laraskë.

Dëshmitarët panë që burri po dilte jashtë shtegut në përpjekje për të shmanget zogun që po e sulmonte, transmeton rtv21.tv.

Ai më pas u përplas në një gardh dhe u hodh në tokë, duke marrë lëndime të rënda në kokë.

Burri u dërgua në spital në një gjendje kritike pasi mori trajtimin në vendngjarje.

Ai vdiq në spital të dielën në mbrëmje.

Laraska në Australi mbrohet me ligj, por mund të trajtohet nga autoritetet lokale në diskrecionin e tyre./21Media