Mustafa e Greca më nuk janë pjesë e skuadrës së Gjilanit

Mustafa e Greca më nuk janë pjesë e skuadrës së Gjilanit

Pas Bedri Grecës ka ardhur edhe largimi i radhës nga skuadra e Gjilanit. Tashmë nga kjo skuadër është larguar mesfushori, Arbër Mustafa.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e tifozërsë së Gjilanit, Skifterat të cilët e falënderuan futbollistin në fjalë.

“Skifterat i dëshirojnë suksese Arbër Mustafës në zhvillimin e karrierës së tij të bindur se me angazhimin e tij një ditë do të kthehet edhe më i fortë në shtëpinë dhe familjen e Skifterave”, kanë shkruar Skifterat.

Mustafa, në gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.