Luis Enrique nuk është më trajneri Spanjës

Luis Enrique nuk është më trajneri Spanjës

Problemet familjare që ka patur spanjolli kohët e fundit dhe mungesa në drejtimin e përfaqësueses që nga ndeshja me Maltën, më 26 mars të këtij viti dhe më pas në sfidat ndaj Ishujve Farove dhe Suedisë.

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales bëri me dije se për arsye personale trajneri ka shprehur vullnetin për ta ndalur këtu punën e tij tek Spanja, akoma pa u plotësuar një vit nga emërimi i tij si trajner i “Furisë së Kuqe”.

Enrique na ka njoftuar se nuk mund të vijojë të jetë trajner i kombëtares. Më duhet ta falënderoj. Ne nuk kemi asnjë vërejtje ndaj tij. Kemi qenë të bashkuar dhe jemi pranë tij. Ai i ka gjithmonë dyert e hapura në federatë”, tha Rubiales.

Roberto Moreno do të jetë trajner i përkohshëm i Spanjës, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të Euro 2020.