Në oborrin e Spitalit të Pejës sot ishte vërejtur një mjet i dyshimtë në një qese

Në oborrin e Spitalit të Pejës sot ishte vërejtur një mjet i dyshimtë në një qese

Sot rreth orës 10:56, Policia e Kosovës është informuar nga sigurimi i spitalit Rajonal ne Pejë, për një mjet të dyshimtë ne hyrje të një aneksi të spitalit rajonal ne Pejë.

Me të marrë informatën policia iu është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e perimetrit të vendit të ngjarjes.

Nga policia e Kosovës është bërë evakuimi i personelit mjekësor dhe të gjithë personave të cilët ishin në trajtim mjekësor.

Pasi që mjeti konsiderohet i dyshimtë është informuar njësiti i KFOR-it për deminim i cili ne ora 16:11 , ka bërë shkatërrimin e kontrolluar të mjetit i cili ishte i dyshimtë i pa identifikuar, por pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues, thuhet në njoftimin e dërguar nga poilicia.

Shkatërrimi është bërë në masa të larta sigurie dhe është shkatërruar pa ndonjë incident./21Media