Princ Harry dhe Meghan tërhiqen nga familja mbretërore

Princ Harry dhe Meghan tërhiqen nga familja mbretërore

Muzeu “Madame Tussauds” në Londër, ka hequr statujën prej dylli të Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, nga portreti i familjes mbretërore.


Ky vendim erdhi pas njoftimit dhe Meghan dhe Harry kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore, në mënyrë që të bëhen të pavarur financiarisht.

“Krahas pjesës tjetër të botës, ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussexit do të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të moshuar të familjes mbretërore”, tha në një deklaratë, Steve Davies, menaxher i përgjithshëm në Madame Tussauds, në Londër.

Davies ka deklaruar se çifti më nuk është pjesë e portretit të familjes mbretërore.

“Nga sot figura prej dylli e Meghan dhe Harry nuk do të jetë pjesë e portretit të familjes mbretërore. Si dy nga figurat tona më të njohura dhe të dashura, ata natyrisht që do të mbeten të rëndësishëm në Madame Tussauds në Londër, ndërsa do të shohim se çfarë kapitulli do të fillojë për ata”, shtoi Davies.

Figura e tyre më parë qëndroi përrkah Mbretëreshës, Princit Philip, Princit të Uellsit, Dukeshës së Cornwall si dhe Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Njoftimin për tërheqjen nga rolet në familjen mbretërore e kanë bërë vetë Harry dhe Meghani dje përmes një njoftimi në Instagram. /21Media