Njofton ATK-ja

Njofton ATK-ja

Administrata Tatimore e Kosovës ka larguar nga puna një inspektor tatimor i dënuar për korrupsion. Sipas ATK-së, çdo rast i keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo edhe raste tjera korruptive do të dërgohen te organet kompetente për trajtim.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, ka  nxjerre vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për inspektorin tatimore të dënuar për korrupsion. Menaxhimet i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në fund të njoftimit, ATK-ja shprehu falënderime për qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative./21Media