Nëna largon të gjitha pasqyrat nga shtëpia, që e bija mos ta sheh veten

Nëna largon të gjitha pasqyrat nga shtëpia, që e bija mos ta sheh veten

Lily-Fay pritet të jetë ‘e shkatrruar për gjithë jetën’ pasi një qen kishte shkuar në drejtim të saj dhe kishte kafshuar nofullën e saj.

Ajo kishte qenë duke luajtur me kushërinjtë dhe motrat e saj në fermën e tezës së saj në Pulborough, West Sussex, kur qeni, i cili kishte qenë i lidhur, e sulmoi atë.

Kirurgët i kanë thanë nënës së saj, Kelly Parfitt, 32 vjeç, se lëndimet e së bijës ishin 9.5 nga 10 shkallët e dëmtimeve, transmeton rtv21.tv.

Dy vëllezërit e saj të vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të sulmit të premten, 20 Shtator, u traumatizuan nga incidenti dhe tani janë të tmerruar nga çdo qen që shohin.

Të nesërmen Lily-Fay u mor për një operacion në fytyrën e saj dhe nga e hëna, 23 shtator, ajo është në shtëpi – derisa nëna e saj u sigurua të largonte çdo pasqyrë. Kirurgu i kishte thënë “Do t’i ndryshoj jeta, ne nuk e dimë nëse asaj do t’i kthehen shqisat për shkak të lëndimit të madh“, tha zonja Parfitt.

Ajo gjithashtu ka frikë natën. Ajo nuk do të shkojë askund pa mua në çdo kohë”, shtoi nëna e saj.

Lily-Fay kishte 192 qepje në pjesën e jashtme të faqes së saj dhe 38 qepje në buzën e saj dhe shumë qepje tjera brenda faqes së saj.

Pronarët e qenit janë identifikuar dhe policia është duke hetuar rastin./21Media