Hiqni aknet në fytyrë brenda nate

Hiqni aknet në fytyrë brenda nate

Nuk ka asgjë më mizore sesa shfaqja e akneve para një ngjarje të veçantë. Sidoqoftë, për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate.

Kuba akulli

Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta. Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur. Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull.

Pika për sy

A e keni ditur se pikat e syve kanë efekt edhe në puçërr? Po, pra. Nëse keni puçrra në fytyrë, atëherë hidhni disa pika të ilaçit për sy në të për të zvogëluar acarimin. Megjithatë, efekti i pikave për sy do të zgjasë vetëm pak orë.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin. Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Të bardhët e vezës

E bardha e vezës e largon ujin dhe ndyrësirat nga poret, të cilët janë shkaktarët kryesorë të puçrrave. Proteina ndihmon në zvogëlimin e puçrrave të papritur, si dhe heqjen e pikave të zeza në hundë me rrënjë. Limoni Acidi citrik dhe vitamina C, me të cilat është i pasur lëngu i limonit, ndihmojnë në vrasjen e baktereve në puçrra, dhe shërojnë zonën ku gjenden ato. Sidoqoftë, lëngu i limonit duhet të jetë i freskët.