Largoni kilogramët e tepërt me këto ushqime

Prill 7, 2017

Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerë

Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerë

Të largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë punë e dedikim dhe vendosmëri.

Nëse jeni në mesin e atyre që keni provuar gjithçka, por akoma keni shumë kilogramë për të humbur, atëherë filloni të konsumoni ushqimet që keni më poshtë.

Veza është një ushqim super proteinik në të cilin gjenden të 9 aminoacidet e domosdoshme për organizmin. Jo rastësisht, studimet tregojnë se të konsumosh vezë për mëngjes, ndihmon shëndetin e mirë dhe ul nevojën për kalori në vazhdim të ditës, duke ndihmuar kështu në dobësim. Sigurisht që nuk është nevoja t’u themi që veza është më mirë të konsumohet e zjerë se sa e skuqur në gjalpë.

Avokado ka përqindje të lartë të yndyrnave të mira dhe të proteinave. Të gjihta këto e bëjnë super ushqim. Sigurisht që avokado ka më shumë kalori se frutat e tjera(160 kcal për 100 gr) por është treguar gjithashtu që është në gjendje të ndalojë ndjesinë e urisë. Avokadon mund t’a konsumoni të shoqëruar me domate, vaj ulliri dhe djath të bardhë, pra në formë sallate.

Speci djegs ka aftësinë që të përshpejtojë aftësinë e metabolizmit për të përpunuar ushqimin duke e shtyrë atë të djegë yndyrnat pas gati 20 minuta pas konsumimit. Vetëm se, për të përfituar sa më mirë prej tij, duhet të konsumoni specin e vërtetë dhe jo pluhurat e gatshëm.

Kanella nuk është vetëm e fuqishme për të përshpejtuar punën e organizmit por është edhe në gjendje të bllokojë përthithjen e glukozës dhe të përmirësojë aksionin e inulinës për të larguar sheqerin nga gjaku. Shtoni pak kanellë në kapucinon, salepin a kudo ku ju shijon.

Xhinxheri është konsideruar përmirësuesi universal për shkak të cilësive të panumërta që ka, është anti-inflamator natyral, është i dobishëm kundër hipertensionit. Ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll urinë dhe në djegjen e yndyrnave. Nuk është nevoja për shumë përpunime, mjafton të zjeni sasinë e nevojshme në ujë dhe ta pini si çaj. Nëse është shumë i fortë, shtojini ujë.